Largoi makinën nga vendparkimi i doganës në Kakavijë pa paguar detyrimet, arrestohet 59-vjeçari

Largoi automjetin nga vendparkimi i zonës doganore të PKK Kakavije, pa autorizim dhe pa paguar detyrimet, vihet në pranga 59-vjeçari.

I ndaluari, i shpallur në kërkim 4 ditë më parë, dyshohet se transportonte me këtë automjet, bagëti të imëta.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale të kryera më parë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin P. T., 59 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 07.01.2024, ka larguar automjetin tip “Toyota”, nga vendparkimi i Degës Doganore Kakavije, pa autorizim dhe pa paguar detyrimet. Nga veprimet hetimore dyshohet se 59-vjeçari transportonte me këtë automjet, bagëti të imëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Largoi makinën nga vendparkimi i doganës në Kakavijë pa paguar detyrimet, arrestohet 59-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook