Lazio likuidon Romën, Mourinho nuk përmbahet, sulmon sistemin VAR (VIDEO)

6 karton të verdhë, 3 të kuq, përplasje mes tifozëve, kontestime të forta, derbi i roman praktikisht i kishte të gjitha, në fund festojnë lacialët të cilët siguruan një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Hysaj e shijoi nga stoli këtë derbi, nuk u preferua asnjë minutë nga Sarri, po ashtu edhe Kumbulla, i cili për herë të parë pas dëmtimit u grumbullua nga Jose Mourinho. Në shifra duket një sfidë mes të barabartësh, por Lazio goditi 5 herë kuadratin, ndërsa Roma 2, të dy ekipet krijuan nga 9 raste për gol.

Pas një pjesë të parë të fortë, të luftuar për çdo top, momenti më përcaktues i sfidës erdhi në minutën e 51-të, ku Lazio fitoi një 11-metërsh për faull në zonë, vendim i marrë nga VAR. Zaccagni u tregua i saktë duke kaluar bardhekaltërit në avantazh. Roma shtoi presionin në zonën e Lazio-s, por ekipi i Sarrit iu afruar në më shumë se një herë golit të dytë me kundërsulme të shpejta, por mungesa e Ciro Immobiles u ndje shumë. Me kalimin e minutave tensioni u rrit ndjeshëm me gjyqtarin e takimit që nxori tre kartonë të kuq, Pedron për Lazion dhe Azmoun dhe Mancini për Romën. Fal këtij suksesi, Lazio “fluturon” në gjysmëfinale ku do të përballet me fituesin e çiftit Juve-Frosinone. Si gjithnjë, nuk mund të mungonte as protagonizimi i Mourinho-s i cili nuk i kurseu kritikat ndaj sistemit VAR:

“Të humbasësh të bën keq gjithnjë, aq më tepër në derbi. Këtë mbrëmje humbëm për shkak të një penalltie të cilën nuk e dha arbitri që ishte vetëm tre metra larg, por e dha VAR me video. 20 vite më parë lojtarët nuk do të hidheshin kështu siç bëjnë sot”, theksoi Mourinho pas ndeshjes duke shtuar se ekipi i tij pa Dybala-n nuk është i njëjtë.

()

Arena e Lajmit

Lazio likuidon Romën, Mourinho nuk përmbahet, sulmon sistemin VAR (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook