Me doza kanabisi në afërsi të një shkolle, kapen “mat” dy të rinjtë në Tiranë

Policia e Tiranës, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se dy shtetas shisnin lëndë narkotike kanabis, në afërsi të një shkolle në Rrugën Bardhyl, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në afërsi të një shkolle në këtë rrugë, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit D. Gj., 26 vjeç dhe A. B., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën këtyre shtetasve, sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, të ndara në doza, gati për shitje, dhe një grirëse metalike.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndanin në doza, të cilat i shisnin në afërsi të shkollave.

Lënda narkotike, së bashku me grirësen metalike dhe automjetin që përdorej nga këta shtetas, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Me doza kanabisi në afërsi të një shkolle, kapen “mat” dy të rinjtë në Tiranë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook