Ndryshimet në qeveri, Lela: Makinës së PS-së i ka vdekur motori, sado ta lyesh. Ramës i kanë ikur elitat nëpër burgje dhe tani…

Alfred Lela, Drejtor i zyrës së komunikimit në Partinë Demokratike, tha në “Open” në News 24 se ndryshimet në qeveri janë thjeshtë kozmetikë dhe se Ramës i kanë ikur elitat me të cilat erdhi në pushtet.

“Përpjekja e zt.Rama për të rilindur trëndafilin e tharë të PS-së me Gonxhen, që edhe ai është një gonxhe e tharë nga e shkuara, është një arnë në gjithë këtë batërdinë e skandaleve të shumta, duke nisur nga ky i fundit që pati shpalosjen e radhës që është McGonial, nuk më thotë asgjë. E vetmja gjë e hijshme është vetë ministrja. Të tjerat janë përpjekje për riparim të një makine që i ka vdekur motori. Mund t’i vësh sa të duash llak. Ramës dhe PS-së, i kanë rënë elitat me të cilat ka ardhur në pushtet dhe tani vendos Igli Hasanin dhe këtë Pirdenin.

Të kanë ikur Ahmetaj me të cilën ke ardhur në pushtet, Tahiri, nja tre a katër i ka në burgje. U kujtua pas 10 vjetësh për të bërë një reformë që e ka premtuar. Rama nuk është se u zgjua si laburist dhe po sjell figura të reja. I kanë ikur njerëzit pasi ia ka marrë golleja e madhe e burgjeve dhe SPAK-ut. Ndryshimet janë kozmetikë”, tha Lela.

Arena e Lajmit

Ndryshimet në qeveri, Lela: Makinës së PS-së i ka vdekur motori, sado ta lyesh. Ramës i kanë ikur elitat nëpër burgje dhe tani…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook