Teksa temperaturat janë ulur, janë shtuar numri i shtrimeve dhe vizitave në spitale, konkretisht në Durrës dhe Korçë.
Gazetarja Lorena Kodra në një komunikim të drejtpërdrejtë për News24, raportoi se mesatarisht kryhen 130 vizita në ditë, ku shumica e të prekurve janë fëmijë. Sakaq bën me dije se sipas informacioneve, në Korçë nuk ka raste të infektimit me Covid-19.
“Sipas informacioneve tona shumë janë ata persona që marrin përkujdesje mjekësor edhe te mjekët e familjes. Në total janë 130 vizita në ditë, 70 te pediatria dhe 60 te urgjenca. Sipas mjekëve jo të gjithë qytetet që paraqiten në urgjencë kanë këto simptoma, disa mund të mjekohen në shtëpi dhe një pjesë e vogël mund të shtrohet në spital. Ndërkohë bëhet me dije se të gjitha rastet në urgjencë bëjnë dhe testin e Covid-19. Sipas informacioneve në Korçë nuk ka raste të infektimit me Covid-19. Fluks vizitash ka pasur edhe në spitalin e Pogradecit”, raportoi gazetarja Lorena Kodra.