Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga konferenca me gazetarët u pyet në lidhje me vulën dhe logon e PD-së, ku tha se vendimi i Gjykatës së Lartë është në përputhje me atë të Apelit, ndërsa shtoi se vetë gjykata e Tiranës do e vërtetojë.
Më tej ai sqaroi se është kryetari i PD-së me vendim nga institucionet parlamentare, ndërsa shtoi se është zgjedhur si i tillë më 29 korrik.
“Vendimi i Gjykatës së Lartë është në përputhje me atë të Apelit. Nuk mund të shpreh asgjë përveç se kënaqësi dhe i bëj thirrje për zbardhjen e vendimit, të plotë. Vetë gjykata e Tiranës do ju vërtetojë që kryetari i PD është Lulzim Basha. Nuk e kam thënë unë që jam kryetari i PD por institucionet përkatëse. Jam kryetar i zgjedhur më 29 korrik.”, u shpreh Basha.
()