ZYRTARE/ Rikthim në shtëpi, Dortmund firmos me sulmuesin problematik

Jadon Sancho është rikthyer te Dortmund. Klubi verdhezi ka arritur marrëveshjen me Manchester United për huazimin e sulmuesit për 6 muaj, operacion që kushtoi 4 milion euro.

“Kur hyra në dhomën e zhveshjes sot, m’u duk sikur po kthehesha në shtëpi. E njoh klubin nga brenda, kam qenë gjithmonë shumë pranë tifozëve këtu dhe nuk e kam humbur kurrë kontaktin me njerëzit këtu. Mezi pres të shoh përsëri shokët e mi të skuadrës” – Tha sulmuesi anglez.

Për futbollistin foli Sebastian Kehl, drejtori sportiv i Dortmundit. “Jadon është një futbollist që bën diferencën dhe mezi po pres ta shoh sërish me fanellën verdhezi. Ai i njeh qytetin, stadiumin, tifozët tanë dhe klubin tonë” – tregoi Kehl.

Jadon Sancho zhgënjeu totalisht në Manchester, ku asnjëherë nuk ia doli dot të tregojë vlerat e tij. Marrëdhënia me drejtuesit e “Djajve të kuq” dhe karakteri i tij problematik çuan në “divorcin” e parakohshëm të palëve. 23-vjeçari ka luajtur më parë në “Signal Iduna Park” nga 2017 deri në 2021.

 

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

ZYRTARE/ Rikthim në shtëpi, Dortmund firmos me sulmuesin problematik

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook