Flamur Noka ka folur për gazetarët, pas daljes nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, që u mbajt në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Noka u ndal te deklaratat e djeshme të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ku tha se opozita nuk do e lejojë shkatërrimin e demokracisë.
“Unë besoj që deputetët që kanë dalë nga demokratët do jenë në lartësinë dhe përgjegjësinë e zgjedhur nga demokratikët. Këtu përjashtoj dy individë, që janë pengje. Në Shqipëri nuk ka demokraci, por narko-regjim. E tha kryeministri që sdo’ ketë konsensus për Reformën Zgjedhore. Ai është i vendosur për të shkatërruar demokracinë dhe në për ta mbrojtur”, tha Noka.