Çfarë Duhet të Dini Rreth Dhimbjes në Anën e Majtë të Kokës

Jo të gjitha dhimbjet e kokës janë të njëjta, disa janë më të rrezikshme dhe kërkojnë ekzaminimin dhe terapinë e duhur.

Prandaj është e rëndësishme të dalloni ndryshimin midis tyre.

Në këtë artikull AgroWeb.org do të flasë rreth informacioneve për simptomat, shkaqet dhe trajtimet e dhimbjeve në anën e majtë të kokës.

LLOJET KRYESORE TË DHIMBJEVE :

Migrena

Migrena karakterizohet nga një dhimbje e fortë koke,e cila mund të jetë pulsuese.   Zakonisht fillon rreth syrit e më pas përhapet në të gjithë kokën.

Ajo mund të shkaktohet nga:

  • stresi
  • ushqime të caktuara
  • duke fjetur shumë ose shumë pak
  • drita të forta ose pulsuese
  • zhurmë e fortë,e vazhdueshme
  • zhurmat e forta

Migrena shoqërohet me këto simptoma :

  • ndryshime në shikim
  • të përzier dhe të vjella
  • marrje mendsh
  • ndjeshmëri e lartë ndaj zërit, dritës, prekjes ose aromës
  • mpirje në fytyrë

 Tensioni muskulor

Dhimbjet e kokës nga tensionimi i muskujve,janë zakonisht më pak të forta se migrena, por përsëri mund të shkaktojnë shumë dhimbje.

Tensioni muskulor mund të nxitet nga:

  • stresi
  • tensioni muskulor në qafë ose shpatulla.
  • qëndrim i keq i trupit.
  • dëmtim i mëparshëm i qafës

Simptomat përfshijnë:

  • dhimbje që mund të fillojë pas syve dhe të përhapet në ballë ose në pjesën e pasme të kokës.
  • muskuj të kontraktuar të qafës dhe shpatullave.
  • dhimbja shpesh përkeqësohet në fund të ditës.

Dhimbja e kokës “Cluster”

Është një çrregullim neurologjik i karakterizuar nga dhimbje koke të përsëritura në periudha të gjata kohore dhe shumë të forta, kryesisht në njërën anë të kokës.

Ato shpesh ndodhin në pranverë ose në vjeshtë, prandaj disa njerëz i ngatërrojnë me dhimbjet e kokës nga alergjitë.

Simptomat përfshijnë:

  • dhimbje rreth njërit sy ose njërës anë të ballit.
  • dhimbja e cila bëhet më e fortë pas 5-10 minutash dhe mund të zgjasë 30-60 minuta.
  • dhimbjet më të forta mund të zgjasin deri në 3 orë.

Shkaktarë mund të jenë:

  • Hundët e bllokuara ose me sekrecione të rrjedhëshme.
  • Ënjtje e njërës prej qepallave të syrit ose të të dyjave.
  • Acarim në njërin sy.
  • Fytyrë e acaruar (e skuqur ose e djersitur)

Shkaktarët të tjerë mund të jenë faktorët e fshehur si:

  • lëndimet
  • sëmundjet inflamatore
  • problemet me enët e gjakut
  • përdorimi i tepërt i ilaçeve
  • sinoziti

Kini parasysh se këto faktorë mund të jenë më të rrezikshëm se llojet kryesore të dhimbjeve të kokës.

Kur duhet të kryeni një vizitë mjekësore?

  • Kur dhimbjet e kokës zhvillohen pas moshës 50 vjeç dhe vijnë duke u përkeqësuar ose duke ndryshuar natyrë.
  • Kur një person përjeton ndonjë simptomë që lidhet me faktorët e fshehur.
  • Kur këto simptoma përfshijnë paqartësi në shikim,ethe dhe djersitje.
  • Kur vërehen ndryshime në funksionin mendor ose personalitetin e një personi.
  • Kur dhimbjet e kokës ndodhin pas një goditje në kokë.
  • Kur ndikojnë në jetën tonë të përditshme./AgroWeb.org

Çfarë Duhet të Dini Rreth Dhimbjes në Anën e Majtë të Kokës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook