Personi që humbi jetën sot në Gjykatën Penale, është profesori Ilia Drini, i cili ishte në një proces gjyqësor, pasi ishte kallëzuar që në vitin 2020 nga ish-bashkëjetuesja e tij.
Kjo e fundit, në dosjen e siguruar nga ish-bashkëjetuesja e tij e kishte paditur për dhunë dhe përndjekje. Ndërkohë sot, viktima, sot do të duhej të takohej me avokatin e tij për datën e gjyqit, ndërsa krejt papritur u ndjek keq dhe ndërroi jetë. Në dosje thuhet se ish-partnerja madje nga dhuna dhe presioni ka tentuar që të vriste veten.
“Bashkëjetuesja e kishte kallëzuar. Ajo u detyrua që të bëhej ky kallëzim. Ishin intriga. Zonjës i bënin familjarët presion.”, tha avokati i profesorit që ndërroi jetë, Ndue Pjetra.
()