Ministri Mete, takohet me ambasadorin e BE-së, diskutime për vijimin e reformave me qëllim përshpejtimin e procesit të integrimit

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, priti në një takim Ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi një sërë çështjesh me rëndësi, si ecuria e procesit të negociatave Shqipëri-BE, Plani i Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Ministri Mete falënderoi Ambasadorin Gonzato për mbështetjen që BE ka dhënë dhe vijon të japë për të çuar përpara reformat, edhe në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Ministri theksoi se Shqipëria pati një angazhim profesional dhe u vlerësua pozitivisht nga ekspertët e Komisionit Europian sa i takon procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit.

Ambasadori Gonzato vlerësoi bashkëpunimin dhe lidhjet e forta mes Shqipërisë dhe BE-së, duke nënvizuar gjithashtu rezistencën e shfaqur nga ekonomia shqiptare ndaj goditjeve të njëpasnjëshme. Z. Gonzato nënvizoi se turizmi ka qënë një shtytës i rëndësishëm jo vetëm sa i përket zhvillimit të ekonomisë, por edhe përmirësimit të imazhit të vendit. Ai vlerësoi gjithashtu se Shqipëria ka forcuar më tej rolin dhe reputacionin e saj në arenën ndërkombëtare, si një partner i besueshëm.

Ministri Mete dhe Ambasadori i BE diskutuan rreth Planit të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin 6 miliardë Euro grante dhe kredi dhe pritet të sjellë deri në 1 miliardë Euro mbështetje financiar edhe për Shqipërinë në funksion të përshpjetimit të reformave, nxitjes së rritjes ekonomike dhe thellimit të konvergjencës socio-ekonomike me BE-në.

Këshilli i Ministrave miratoi ditën e djeshme edhe Programin e Reformave Ekonomike (ERP) 2024 – 2026, si një dokument të rëndësishëm në kuadër të procesit të reformave dhe integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
Komisioni Evropian në Progres Raportin e vitit 2023 vlerësoi ecurinë e vendit sa i përket përmbushjes së kritereve kryesore në procesin e negociatave të integrimit, si dhe progresin e bërë në disa prej kapitujve që u negociuan nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Arena e Lajmit

Ministri Mete, takohet me ambasadorin e BE-së, diskutime për vijimin e reformave me qëllim përshpejtimin e procesit të integrimit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook