Ndodh edhe kjo, dëmtimi ndihmon Romën, Chelsea-Dybala, negociatat shtyhen për në verë

“Pa Dybala ekipi nuk është i njëjtë”, u shpreh Mourinho pas derbit kundër Lazio-s, duke treguar edhe një herë peshën e madhe që fantazisti argjentinas ka tek ekipi verdhekuq. Dybala “parkoi” edhe një herë në infermieri si pasojë e një dëmtimi, por ky është nga të paktët raste që në shtëpinë e Romës nuk shqetësohen, përkundrazi janë të lumtur, pasi ky dëmtim zbeh një transferim të mundshëm të Dybala-s te Chelsea.

Dybala Mourinho
Dybala Mourinho

Nuk është një sekret që Dybala është me “valixhe në duar”, kjo pasi ka një klauzolë largimi prej 12 milionë euro, një shifër që do ta paguanin me kënaqësi shumë skuadra. Chelsea e kërkonte Dybala-n që në janar për të përforcuar ofensivën, por në këto kushte, me gjendjen e tij fizike që nuk është shumë e qartë, negociatat janë shtyrë për në verë, në përfundim të këtij sezoni.

Aa
 

Nga dëmtimi i tij, Roma fiton kohë, të paktën për të ndryshuar kushtet e kontratës, ku kërkojnë t’i ofrojnë një kontratë të re me kushte financiare të përmirësuara, por mbi të gjitha për të hequr klauzolën e tij të largimit.

()

Arena e Lajmit

Ndodh edhe kjo, dëmtimi ndihmon Romën, Chelsea-Dybala, negociatat shtyhen për në verë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook