Përfshihet nga flakët makina në aksin Pogradec-Qafë Thanë, dyshimet e policisë

Një mjet është përfshirë nga flakët ne aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të zonës së quajtur Gurit i Kuq.

Sipas policisë mjeti ka qenë me impiant gazi dhe dyshohet se ngjarja është aksidentale. Gazetarja Lorena Kodra raporton për se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, mjeti ka qenë i parkuar në këtë zonë ndërkohë që sipas policisë do të kryhen të gjitha procedurat e mëtejshme.

Në zonë ndodhet edhe një mjet zjarrfikës që po bën të mundur shuarjen e flakëve në mjet.

“Më datë 12.01.2024, rreth orës 13.35, në Gur të Kuq, pranë stacionit të trenit, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit S. S., banues në fshatin Memëlisht, Pogradec. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale. Si pasojë, nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
()

Arena e Lajmit

Përfshihet nga flakët makina në aksin Pogradec-Qafë Thanë, dyshimet e policisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook