Skenari i Liverpool për Kylian Mbappe, shet Mo Salah për të marrë yllin francez

Liverpool është rikthyer në atë që ishte, ose të paktën kështu duket bazuar në vendin ku ndodhet në tabelën e Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp mbetet lider pas 20 ndeshjesh, megjithatë një moment kritik vjen për kuqezinjtë, të cilët humbasin një lojtar kyç.

Mo Salah ndodhet tashmë në Bregun e Fildishtë për të luajtur në Kupën e Afrikës me Egjiptin, gjë që do ta largojë për një kohë të gjatë nga Britania teksa të kuqtë kan impenjime si në kampionat, ashtu edhe në kupë. Por sa vijnë e shtohen thashethemet se faraoni do të largohet në Arabinë Saudite, me shumë mundësi në verë.

Këto zëra përforcohen edhe për shkak të interesimit të Liverpool për Kylian Mbappe. Nuk është çështja se nuk mund të luajnë të dy së bashku në një ekip, madje do të ishe dyshe ëndrrash, por problemi mbetet se për të marrë Mbappe, duhet të sigurohen financa të shëndosha dhe ato mund të sigurohen vetëm nga shitja e Salah, pa përmendur faktin se do të rëndonin edhe në borderonë e pagave të dy bashkë.

Vetëm duke shitur Salah në Arabinë Saudite, Liverpool mund të konkurronte me Real Madrid për shërbimet e Mbappe, të paktën kështu mendohet për momentin, pasi në verë mund të ketë skenarë të tjerë.

()

Arena e Lajmit

Skenari i Liverpool për Kylian Mbappe, shet Mo Salah për të marrë yllin francez

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook