Atentati ndaj kushëririt të Aleksandër Sadikajt, gjendet i djegur një ‘Nissan’ në Bërzhitë. Si tentoi të shpëtonte ‘objektivi’ nga autorët

Një makinë është gjetur e djegur mbrëmë në Bërzhitë të Tiranës, që dyshohet se ka qenë e autorëve të atentatit ndaj Zamir Kalemit, i cili mbeti i plagosur me një plumb në këmbë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për se targat e automjetit tip Nissan që u dogj mbrëmë në Berzhitë, rezultojnë të vjedhura në Tiranë. Ndërkohë brenda makinës nuk janë gjetur gjurme për shkak se zjarri ka shkatërruar çdo provë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 13 gëzhoja automatiku. Po ashtu po verifikohet edhe automjeti tip Nissan që dyshohet se u përdor nga autoret e atentatit ndaj Zamir Kalemit.

Autorët dyshohet se kane ndjekur prej disa orësh dhe e kanë mbajtur nën vëzhgim Zamir Kalemin derisa i kanë dalë paralel në zonën e Selitës ku edhe kanë hapur zjarr ndaj tij. Sipas hetimeve rezulton se Zamir Kalemi, kushëri i Aleksandër Sadikajt, i ka pikasur autorët dhe ka tentuar të shpëtojë duke devijuar automjetin ku është përplasur me bordurat ndarëse të rrugës.

Arena e Lajmit

Atentati ndaj kushëririt të Aleksandër Sadikajt, gjendet i djegur një ‘Nissan’ në Bërzhitë. Si tentoi të shpëtonte ‘objektivi’ nga autorët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook