Makinat super luksoze që i janë sekuestruar anëtarëve të organizatave kriminale tashmë po përdoren nga efektivët e policisë së shtetit, për të kapur keqbërësit më shpejtë. Mjetet me logon e Policisë u ekspozuan pranë Ministrisë së Brendshme dhe janë gati për shërbim
Jo pak kane kanë tërhequr vëmendjen e kalimtareve automjetet luksoze mijëra euro të cilat janë parkuar pranë ministrisë së brendshme
Ato janë automjete që I janë sekuestruar krimit dhe së fundmi i kanë kaluar në pronësi Policisë se shtetit
Efekte njerez qe i shikojnë me kërshëri
Makinat e sekuestruara kanë tani logot e policisë së shtetit dhe janë gati për të dalë në shërbim nëpër rrugët e kryeqytetit. Ndër to ka edhe mjete qe kushtojnë mbi 100.000 euro.
Makinat luksoze apo “Bishat e Blinduara” që i janë sekuestruar anëtarëve të organizatave kriminale tashmë do të përdoren nga efektivët e policisë, për të kapur keqbërësit më shpejtë si në skenarët e sagës “Fast and Furious”.
Ministri i brendshëm Balla ka thënë më herët se automjetet e shpejta do të përdoren nga Policia Rrugore, ndërsa mjete të tjera do t’i kalojnë Repartit RENEA për operacionet e tyre.
Sipas vendimit te Ministrisë se Brendshme automjetet e konfiskuara të krimit apo korrupsionit nuk do të nxirren më në ankand për shitje.
Shqiperia u bashkohet kështu nismave te disa shteteve si Turqise apo Cekise te cilat kane sekuestruar mjetet luksoze per llogari te Policisë.