Mourinho në “fije të perit”, ndaj Milan luan pankinën, e “tradhton” edhe Dybala

Jose Mourinho, përtej emrit të madh që përfaqëson, është shumë pranë shkarkimit. Që nga dita kur zbarkoi në Romë si triumfator, tekniku portugez ka prekur pikën e tij më të ulët në kryeqytet, tashmë edhe tifozët nuk janë më në krah të tij, e vërshëllyen pas humbjes në derbi kundër Lazio-s. Në Itali, mediat janë të bindura, nëse Roma pëson një humbje kundër Milan të dielën, atëherë Mourinho-n e pret shkarkimi. Mes tij dhe drejtuesve të klubit, presidencës, nuk ka më asnjë lloj komunikimi, një marrëdhënie shumë e tensionuar që pritet të sjell shkarkimin e tij.

Mou
Mou

Prej kohësh, Mourinho vijon të ankohet, praktikisht ankohet për gjithçka, ankohet për arbritrat, për mungesën e një merkatoje cilësore, për mungesën e vlerësimit nga drejtuesit e klubit etj. Kjo sjellje me sa duket nuk i pëlqen drejtuesve të Romës që sot më shumë se kurrë po mendojnë të shkarkojnë teknikun portugez.

Mourinho
Mourinho

Pra, në “San Siro” të dielën kundër Milanit, Jose Mourinho luan stolin e tij, ndërsa në këtë sfidë me shumë mundësi duhet të bëjë edhe pa shërbimet e Paulo Dybala, i cili pavarësisht se nuk ka pësuar tërheqje, është në garë me kohën për të qenë në pankinë në këtë përballje.

()

Arena e Lajmit

Mourinho në “fije të perit”, ndaj Milan luan pankinën, e “tradhton” edhe Dybala

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook