Edhe pse është hapur për qarkullimin e automjeteve, segmenti i rrugës së Arbrit nga fshati Fshat deri në Qafën e Buallit ka një sërë problemesh. Një ndër ta janë edhe gropat mbi urën e Vashës 152 metra e lartë.
News24 e ka ngritur shqetësimin e drejtuesve të mjeteve vetëm dy ditë më parë, ndërsa këtë të shtunë firma nisi mbushjen e këtyre gropave.
Por teksa gazetari i News24 po filmonte momentin kur punëtorët e firmës mbushnin gropat, njëri prej tyre i është afruar duke i kërkuar të largohej, duke bërë që në këtë mënyrë të pengohej puna e gazetarit.
Madje punonjësi shkon më tej, teksa i shtyn kamerën gazetarit vetëm që ai të mos filmonte procesin e mbushjes së këtyre gropave ku hidhej zhavorr e zift i papërpunuar.