Si “Bonnie and Clyde”, arrestohet çifti i të rinjve me 66 kg drogë, si tentoi ta fshihte lëndën narkotike 28-vjeçarja shqiptare

Policia greke ka arrestuar një shtetas grek dhe një e re shqiptare, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, ndërkohë që ka sekuestruar mbi 66 kg marijuanë.

Në pranga e policisë kanë rënë një 27-vjeçar grek dhe një 28-vjeçare nga Shqipëria, të cilët akuzohen si anëtarë të një rrjeti të organizuar aktiv në trafikun e drogës.

Nga hetimi policor rezultoi se personat e arrestuar kishin “rolin” e marrjes brenda territorit grek, transportimit, fshehjes, ruajtjes dhe trafikimit të sasive të kanabisit të papërpunuar brenda territorit grek dhe konkretisht në kompleksin urban të Selanikut.

Gjatë një operacioni të organizuar në zonën e Filiros, Selanik, ata u kapen dhe arrestuan, ndërsa në kontrollet e kryera në një vend ku hidheshin plehrat, ku 28 vjeçarja fshihte drogën, si dhe në dy shtëpi, u gjetën dhe u sekuestruan 66 kg e 646 gram marijuanë.

Në pjesën më të madhe të sasive të sekuestruara janë përdorur deodorantë të veçantë për të maskuar erën e lëndëve narkotike. Janë sekuestruar gjithashtu edhe 3 peshore elektronike precize.

Gjithashtu u sekuestruan 3 celularë të përdorur për transaksionet e tyre të paligjshme dhe 1 makinë e përdorur për transportin e drogës.

Arena e Lajmit

Si “Bonnie and Clyde”, arrestohet çifti i të rinjve me 66 kg drogë, si tentoi ta fshihte lëndën narkotike 28-vjeçarja shqiptare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook