Finalja e Superkupës që do të luhet të dielën vendos përballë Real Madridin dhe Barcelonën. Në konferencën për shtyp, trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti shprehet se skuadra është mirë, ndërsa e cilësoi trofeun si mjaft të rëndësishëm.
“Skuadra është e mirë dhe shumë pozitive para kësaj ndeshje, energjitë janë të rikuperuara. Jemi gati për finalen, bëhet fjalë për titullin e parë të sezonit dhe kjo është një ndeshje që e shijon e gjithë bota. A do të jenë vendimtare zëvendësimet? Në një ndeshje si e ajo ndaj Barcelonës nuk mund të mendoj se kush do të jenë lojtarët që do t’i aktivizoj nga stoli përgjatë ndeshjes, sepse bëhet fjalë për një takim shumë dinamik dhe gjithçka ndryshon nga minuta në minutë. Unë i besoj shumë të gjithë lojtarëve që kam në stol, e di që janë të përgatitur. Kështu të gjithë lojtarë që bëjnë pjesë te Real Madrid.
SuperKupa është një titull i rëndësishëm për imazhin e klubit, në El Clasico nuk ka favorit. Edhe pse në këtë moment, Reali mund të jetë disi më mirë. E respektojmë Barcelonën, na mundi në vitin e kaluar. Xavi po bën një punë të shkëlqyer edhe pse nuk ka eksperiencën time sepse ai është ende shumë i ri. Ka një rritje të vazhdueshme dhe e ndihmon sigurisht eksperienca si një ish-mesfushor. E ndihmon vizioni që ka për futbollin”, – theksoi ai.
(J.S/)