Zhvillohet miqësorja e parë e regbisë në “Kukës Arena”, Shqipëria dhe Kosova promovojnë disiplinën për të rinjtë

Për herë të parë, Shqipëria dhe Kosova janë përballur në një ndeshje regbie. Miqësorja e luajtur në stadiumin “Kukës Arena” mblodhi disa nga personalitete të sportit shqiptar, mes tyre krerët e Komitetit Olimpike, Fidel Ylli dhe Besim Aliti.

E pranishme ishte edhe Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, si dhe drejtuesit e pushtetit lokal në Kukës, me në krye Albert Halilajn, Kryetarin e Bashkisë Kukës.

Një ndeshje që synon t’u paraprijë sfidave zyrtare dhe të përhapë regbinë në dy vendet, Shqipëri dhe Kosovë, me synimin e angazhimit të sa më shumë të rinjve edhe në këtë disiplinë të sportit.

()

Arena e Lajmit

Zhvillohet miqësorja e parë e regbisë në “Kukës Arena”, Shqipëria dhe Kosova promovojnë disiplinën për të rinjtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook