Nis sot sesioni VI i Legjislaturës X së Kuvendit të Shqipërisë. Mësohet se seanca e parë e këtij sesioni, do të mbahet në orën 17:00.
Ishte Konferenca e Kryetarëve ajo që caktoi kalendarin e punimeve për periudhën 15 janar deri më 23 shkurt. Teksa Kuvendi mbylli punimet për vitin 2023 me një situatë aspak të zakontë, ku në çdo seancë kishte kaos për shkak të protestës së opozitës, mbetet për t’u parë nëse kjo e fundit do të vijojë me të njëjtin qëndrim.
Sakaq, në daljet e tyre në media përfaqësues të opozitës janë shprehur se do të vijojnë skenarin e mosbindjes civile, ndërsa në Kuvend do të mungojë ish-kryeministri Berisha, pasi ndodhet në ‘arrest shtëpie’.
()