Lionel Messi është lojtari më i mirë i vitit 2023. Për herë të 3-të dhe për të dytin vit radhazi, Messi fitoi këtë çmim, duke lënë mbrapa Haaland dhe Mbappe.
36-vjeçari, i cilësuar edhe njeriu i rekordeve aktivizohet te Inter Miami në Amerikë dhe kështu për herë të parë ky çmim fitohet nga një lojtar që luan jashtë Evropës.
Norvegjezi Haaland edhe pse ka dhënë një kontribut të çmuar për Cityn, duke ndihmuar skuadrën për të fituar kampionat, FA CUP dhe Champions, nuk doli dot mbi argjentinasin.
Portieri më i mirë u cilësua Ederson i Manchester City. Ashtu siç pritej, trajneri më i mirë u vlerësua Pep Guardiola. Tekniku i njohur “rrëmbeu” Premier League me Manchester Cityn, ndërsa vlen të theksohet se dërgoi për herë të parë “qytetarët” në majën e Europës, suksesi në Champions e ndihmoi shumë që të arrinte te ky çmim. Guardiola mori 28 pikë dhe mposhti konkurrencën e Spalletit dhe Inzaghit, me 18 dhe 11 pikë përkatësisht.
“Dua që ta ndajë këtë çmim me pronarët e klubit të Manchester City-t, Fearran Soriano dhe Txiki Begiristain, të cilët më kanë besuar që nga fillimi. Dua të falenderoj të gjithë stafin që punon me ne dhe si lojtarët e mi. Të jetosh me ta në vitet e fundit ka qenë një kënaqësi e vërtetë” – Tha Guardiola.
Në formacionin e vitit, Courtois në portë, përpara tij janë Walker, Stones dhe Dias. Mesfusha përbëhet nga Bernardo Silva, De Bruyne, Bellingham. Në ofensivë qëndron Messi, Haaland, Vinicius dhe Mbappe.
Sa i takon vlerësimeve të bëra në ceremoninë e mbajtur në Londër, bëhet fjalë për përformancën e lojtarëve midis 19 dhjetorit 2022 dhe 20 gushtit 2023. Natyrisht, nuk mund të mos përmendej edhe kontributi i legjendës gjermane, Franz Beckenbauer, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë.
– Çmimet:
Lojtari i vitit: Lionel Messi
Futbollistja e vitit: Aitana Bonmati
Çmimi Puskas: Guilherme Madruga
Portieri më i mirë : Ederson
Portierja më e mirë: Mary Earps
Trajneri më i mirë: Pep Guardiola
Formacioni i vitit:
(J.S/)