FOTO/ U turpërua në “El Clasico”, a rrezikon Xavi shkarkimin? Në Spanjë janë të sigurt

Carlo Ancelotti shquhet për qetësinë e tij, por pas një fitore të tillë, me “poker” golash kundër Barcelonës në finale, është e vështirë të mos shfaqësh emocione. Tekniku italian shijon këtë trofe, i 11 te Real Madrid, ndërsa nuk harron të përkëdhel as Vinicius Jr, protagonistin absolut të këtij takimi: “Ishte një ndeshje e vështirë, nuk e prisja të kalonim në avantazh kaq shpejt. Shfrytëzuam linjën e tyre të lartë, gjithsesi rezultati është i ekzagjeruar për mënyrën se si luajti Barcelona. Titulli i 11-të te Reali? Jam i lumtur, por do të luftoj fort për të fituar titullin e 12-të.

Ancelotti Real Madrid
Ancelotti Real Madrid

Vinicius Jr? Luajti shumë mirë. Kishte nevojë për 2-3 ndeshje për t’u rikthyer në nivelin e tij më të mirë”, theksoi ndër të tjera Ancelotti pas ndeshjes.

Ancelotti
Ancelotti

Sigurisht, zhgënjimi ishte i madh në radhët e Barcelonës pas kësaj humbje të rëndë:

Xavi
Xavi

“Ka zhgënjim, trishtim, kemi luajtur ndeshjen më të keqe. Mund të rikuperonim, por goli i 3-1 e komplikoi garën, na bënë keq me kundërsulmet. Tani nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të ri ngrihemi, e kemi bërë dhe më herët, Barcelona do të rikthehet”, u shpreh Xavi pas finales. Një humbje e tillë në finale, në “El Clasico” do të trondiste në themel stolin e çdo trajneri, por sipas Mundo Deportivo-s, Xavi nuk rrezikon, drejtuesit e klubit i kanë dhënë besim për të vijuar së bashku.

()

Arena e Lajmit

FOTO/ U turpërua në “El Clasico”, a rrezikon Xavi shkarkimin? Në Spanjë janë të sigurt

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook