Ndërsa komenton një dokument të publikuar sot dhe të nënshkruar nga dy kryetarët e komisionit të reformës zgjedhore, përkatësisht Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj, analisti, Arion Sulo i ftuar në studion e Open në News 24, tha se ata janë takuar në dhjetor dhe se dokumentin e publikuan sot.
“Flitet për opozitën shqiptare këtu dhe një njeri që zhduket për 2 vjet dhe i bën të tëra si skuth duke vënë Alibeajn si nënkryetar partie. Ai zotëri nuk shkon në punë. Ka mënyra të tjera. Kur i duhet për të bërë fasadën e demokracisë. Ne po bëjmë edhe reformë. OSBE kishte bërë reagim pas takimit që kishin bërë dy bukuroshët. Gjiknuri dhe Alibeaj janë takuar në dhjetor dhe media nuk ka ditur gjë dhe e kanë nxjerrë sot letrën dhe nuk është se po bëjmë sot konspiracion. Një njeri që nuk shkon në punë nuk ka se si të ketë produktivitet dhe të marrë opozitën të sjellë opozitën në pushtet”, tha Sulo.