Analisti Ergys Mërtiri në një komunikim të drejtpërdrejtë për rubrikën “Opinion” në News24, foli për kaosin e krijuar sot nga deputetët e opozitës.
Ai u shpreh se skenat e sotme ishin një arsye më shumë për të mos pasur opozitë, ndërsa shtoi se janë në rrugë qorre.
Në lidhje me situatën brenda PD-së, ai tha se protestat e opozitës janë më tepër kundër grupit të Lulzim Bashës, sesa kryeministrit Edi Rama, ku shtoi se lufta brenda llojit është më e egër se ajo jashtë.
“Është një arsye më shumë për të mos pasur opozitë. Kjo që kemi parë në kuvend nuk është opozitë, por përpjekje e dështuar e një grupi. Po përpiqet të bëjë gjullurdi në kazan me idenë se po bën opozitë. Kur bëhet zhurmë, qeveria nuk jep debat politik dhe në këtë mënyrë ia hedh duke mos i dhënë llogari askujt dhe miraton ato ligje që do në 2-3 minuta.
Qëllimi i opozitës së Berishës nuk është të mundë Ramën apo të tregojë sa i keq është ai, por të pengojë mundësinë që të ketë pozicioni normal. Është në një rrugë qorre. Nëse ka politikë, opozita del jashtë loje, pasi është hetuar, është e pa reformuar. Ajo protestë është më tepër kundër Bashës, sesa Ramës, lufta brenda llojit është më e egër se ajo jashtë llojit. Ata e bëjnë këtë sepse duan të mbajnë një pjesë të mirë të së djathtës me idenë që po bëjnë luftën e ndaj po sulmohen.
Berisha s’mund të jetë rival i Ramës, s’mund të jetë një alternativë qeverisë dhe ndaj ka zgjedhur këtë rrugë radikale.”, u shpreh Mërtiri.
()