Gjithçka e thjeshtë për Senegalin, në ndeshjen e parë të grupit, në Kupën e Kombeve të Afrikës. Të besuarit e Cisse triumfuan pastër 3-0 ndaj Gambia-s, në sfidën e luajtur në Charles Konan Banny Stadium (Yamoussoukro). Ndeshja u zhbllokua në minutën e katërt nga Gueye.
Dalja me karton të kuq e Adams në fundin e pjesës së parë, komplikoi shumë gjërat për mysafirët. Camara dyfishoi epërsinë vetëm shtatë minuta pas fillimit të pjesës së dytë.
Në të 86-tën, po Camaroi kompletoi dopietën. Kampionët në fuqi gjenden në një grup edhe me Cameroon dhe Guinea. Në ndeshjen tjetër, Senegal do të përballet me Cameroon.
(J.S/)