Brazili fiton çmimin “FIFA Fair Play”. Në bazë të votave të dhëna nga ekspertë, kombëtarja e Selecciaos ka marrë këtë vlerësim. Për luftën e tyre kundër racizmit, u pa e arsyseshme që brazilianëve t’u jepet ky çmim.
Ndër të nominuarit më të mirë të FIFA-s për këtë çmim ishte edhe skuadra e Uruguait U-16, e cila pranoi të pësonte një gol, pasi shënoi në portën rivale kur disa lojtarë ishin të shtrirë në tokë. Të pranishëm në ceremoni ishin yjet e mëdha si Ronaldo Fenomeni, Cafù, Julio Cesar, Roberto Carlos dhe Roque Junior.
(J.S/)