Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku njoftoi se këtë të hënë është hapur ankandi fototvoltaik hibrid 300 MW.
Ofertuesit kanë afat deri më 17 maj të dorëzojnë ofertat e tyre teknike dhe financiare.
Balluku bëri me dije se çmimi maksimal i pranueshëm në këtë ankand do të jetë 59.97 euro për mWh, ndërsa fituesi do të shpallet më 10 korrik të këtij viti.
“Ky ankand do jetë i suksesshëm, pasi kriteret të cilat ne do të kërkojmë gjatë këtij ankandi do të jenë kritere të plotësueshme dhe dimë që interesi ka qenë shumë i madh, prandaj kemi vendosur të hapim një ankand të ri përsa i përket burimeve të rinovueshme nga dielli
Karavasta, projekti i parë do të fillojë të prodhojë duke i shtuar Republikës së Shqipërisë 140 MW nga energjia diellore, një diell që nuk mungon në vendin tonë, përveç ditëve me shi, por edhe ditë i duhen Drinit, kaskadës. Dhe ky balancim i energjisë diellore dhe asaj të prodhuar nga uji, por edhe eolike që po ngrihet do të bëjë Shqipërisë që të plotësojë atë aspiratë që ka që të bëhet në vitin 2030 një vend eksportues neto energjisë elektrike.
10 korrik do të jetë afati përfundimtar i daljes së fituesve të kësaj gare që nis sot. Të gjithë ofertuesit do të kenë kohë deri në 17 maj për paraqitjen e ofertave teknike dhe financiare.
Si do të funksionojë ky ankand i quajtur hibrid?
Ankande hibride quhen ato ankande ku shteti shqiptar është i gatshëm për të blerë energjinë e prodhuar nga këto ankande për një afat të përcaktuar, në këtë rast 15 vite, por pa angazhuar asete të tjera. Pra në ankandin e parë, të Karavastasë, por edhe në ankande të tjera ne kemi angazhuar edhe asete të tjera publike, siç është vendosja e truallit në dispozicion, ndërkohë në ankandin e sotëm shteti blen energjinë dhe është detyrë e të gjithë ofertuesve që të marrin masat qoftë për truallin, për prodhimin, për teknologjinë që do të përdoret.
Kapaciteti minimal i ofruar 10 mwh, ndërkohë që kapaciteti maksimal do të jetë 100 mWh, duke i dhënë kështu mundësi që pjesë të këtij ankandi të jenë minimalisht tre entitete, pra duke qenë se në total do të kemi 300 mWh të cilat duhet të jenë të disponueshme për blerje nga shteti shqiptar.
Një dysheme prej 10 mWh, jo me pak se kaq, do të jenë parqet fotovoltaike të pranueshme për të garuar, dhe jo më të mëdhenj se 100 mWh.
Pjesëmarrësit mund të marrin pjesë edhe nëpërmjet disa projekteve të ndryshme, me vendndodhje të ndryshme, mjafton që të respektohet dyshemeja prej 10 mWh.
Çmimi maksimal i pranueshëm në këtë ankand do të jetë 59.97 euro për mWh. Ky çmim ka dal nga të gjithë ekspertizat dhe analizat bazuar mbi ankandet e mëparshme”, deklaroi ministrja.