Orët e fundit të vlefshmërisë së klauzolës për skuadrat jashtë Italisë, Dybala qëndron te Roma?

Jo Arabisë dhe kalimit në Premier League. Klauzola e Dybala-s, e vlefshme për jashtë Italisë, skadon në orën 23:59 dhe më pas, nuk do të ketë mundësi që argjentinasi të largohet nga Roma.

Marrëveshja, e cila lejonte La Joya-s të pranonte një ofertë prej 13 milionë eurosh, do të skadojë dhe do të aktivizohet sërish nga 1 deri më 31 korrik. E ardhmja e Dybalas është  enigmë pasi mos-rinovimi i mundshëm i Mourinhos mund të shkaktojë një efekt domino sensacional, çka do të detyronte klubin të bënte vlerësimin e vet.

30-vjeçari në këtë sezon ka luajtur 13 ndeshje, ku ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar pasin e fundit gjashtë herë. Për të ky është sezoni i dytë në kryeqytet, pas një përvojë të gjatë te Juventus.

(J.S/)

 

Arena e Lajmit

Orët e fundit të vlefshmërisë së klauzolës për skuadrat jashtë Italisë, Dybala qëndron te Roma?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook