Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, në një deklaratë për mediat thotë se Erion Veliaj ka nisur sulme ndaj këshilltarëve të opozitës, sulm që sipas tij bëhet me arsyen për të tërhequr vëmendjen nga “problemet e tij me drejtësinë”.
Braimllari thotë se Veliaj ka detyrimin ligjor që buxhetin ta konsultojë me qytetarët dhe të zgjedhurit vendor para miratimit të tij.
Reagimi i plotë: Në panik nga denoncimet shumë të forta të opozitës, të depozituara edhe pranë SPAK, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka shpallur një tur sulmesh ndaj këshilltarëve të opozitës për të tërhequr vëmendjen nga problemet e tij me drejtësinë.
Në ditën e tij më të zezë Erion Veliaj kërkon të përdorë Partinë Socialiste si mburojë ndaj gjyqit të drejtësisë, por “duke pasur frikë nga debati dhe përballja me opozitën në Këshillin Bashkiak, e miratoi buxhetin me forcën e kartonave të tij”
Por, si një shërbëtor ndaj mafies së pastrimit të parave, duke patur frikë nga debati dhe përballja me opozitën në Këshillin Bashkiak, e miratoi buxhetin me forcën e kartonave të tij….si asnjëherë më parë në historinë e këshillave bashkiakë në Shqipëri, për 3 minuta, pa debat dhe duke refuzuar në mënyrë të turpshme amendamentet e Partisë së Lirisë.
Erion Veliaj ka detyrimin ligjor dhe moral që të mos fshihet skutave po të dalë të përballet me këshilltarët e opozitës, që kanë kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme për inceneratorin e Tiranës dhe që në mënyrë të turpshme është refuzuar, për shkak se ai nuk përballet dot me të vërtetat.
Inceneratori i Tiranës është vepër korruptive që vjedh qytetarët e Tiranës çdo ditë; e iniciuar, ideuar dhe zbatuar drejtëpërdrejtë nga Erion Veliaj dhe drejtorët e tij në bashki.
Firma e Erion Veliaj në kundërshtim me ligjin, pa një vendim të këshillit bashkiak i hapi rrugën koncensionit të inceneratorit të Tiranës.
Mos dërgimi i përfaqësuesve në Njësinë e Zbatimit të Projektit të inceneratorit nga ana e Bashkisë së Tiranës është përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e Erion Veliajt.
Që prej vitit 2017 e deri më sot, ka një sërë komunikimesh zyrtare midis institucioneve të tjera dhe bashkisë Tiranë, ku i bëjnë kërkesë zrytare Erion Veliaj, që në zbatim të ligjit, të dërgoje përfaqësuesit e bashkisë në Njësinë e Zbatimit të Projektit Koncesionar.
Është tashmë e qartë për këdo, se pse Erion Veliaj nuk I ka dërguar përfaqësuesit e tij në NJZP.
Është tashmë e qartë për këdo, se cili është roli I Erion Veliaj për inceneratorin e Tiranës; I cili është kthyer në mankthin e tij të përditshëm.
Pak ditë më parë, Partia e Lirisë vazhdoji denoncimet dhe kallëzimet lidhur me inceneratorin e Tiranës.
Dhe, e kanë parë të gjithë shqiptarët, se, në një kohë, kur një qytetar futet në burg se rregullon një dritare; inceneratori I Tiranës në bashkëpunim me Erion Veliajn ka bërë depozitime dherash 15 hektarë jashtë lejes së ndërtimit.
Në territorin e Bashkisë së Tiranës pa leje ndërtimi, pa kontrolle nga institucionet e bashkisë. Kjo përbën vepër penale dhe Erion Veliaj duhej të ishte marrë i pandehur.
Në emër të grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë, duam të garantojmë të gjithë qytetarët e Tiranës, se, as bunkerizimi i bashkisë së Tiranës, as intimidimi, as paratë e pista, nuk do ta ndalin betejën tonë për transparencë dhe llogaridhënie. Por, Erion Veliaj do të njohë gjykimin më të rreptë që Meriton.