Situata te Tirana, klubi në bisedime me tre lojtarë

Prej javësh Tirana është duke diskutuar çështjen e rinovimeve. Janë disa lojtarë që duhet të rinovojnë, sepse në të kundërt mund të largohen me parametra zero nga skuadra bardheblu. Është e sigurt, që nga tavolina e bisedimeve për rinovim duhet të kalojnë Florjan Përgjoni, Filip Najdovski, Bruno Lulaj e ndonjë lojtar tjetër.

Mbeten për t’u parë nëse këta lojtarë do të firmosin për sezonin e ri futbollistik. Klubi po diskuton edhe me lojtarë të tjerë për zgjatjen e kontratave, por gjërat do të zbulohen në javët në vazhdim.

Tiranës, nga maji 2024, i duhet një skuadër tjetër për të afruar nëse nuk mban dy qendërmbrojtësit Lulaj dhe Najdovski, si dhe Përgjonin. Të paqarta janë kontratat me disa lojtarë që janë afruar më parë si në mesfushë, edhe në sulm.

Arena e Lajmit

Situata te Tirana, klubi në bisedime me tre lojtarë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook