Beteja për titull në Serie A, Inzaghi fton edhe Milan: Nuk është një garë dyshe

Ishte në podiumin e FIFA The Best, për çmimin trajneri i vitit, u rendit i treti, por Simone Inzaghi shijoi këtë nominim ndërsa tani e gjithë vëmendja është te Superkupa e Italisë dhe te gara për titull në Serie A:

“Është një nder i madh të isha këtu me dy trajnerë të mëdhenj si Guardiola dhe Spalletti. Është një natë e rëndësishme të cilën dua ta ndajë me të gjithë bashkëpunëtorët e mi.

074402515 D6421b4b Db19 4e6e B6f0 150982d5e3ca
074402515 D6421b4b Db19 4e6e B6f0 150982d5e3ca

Superkupa? Jemi kampion në fuqi, do të shkojmë në Riad në këtë edicion të ri. Nuk e dimë se çfarë na pret, pasi është ndryshe, nuk përballet më fituesi i Serie A me fituesin e Kupës, tani është një format i ri, por ne do të japim maksimumin”, u shpreh Inzaghi duke u ndalur më pas te gara për titull në Serie A ku në sytë e opinionit shihet një garë dyshe ndërmjet Inter dhe Juve, por nuk e sheh në këtë mënyrë Inzaghi:

Pioli Inzaghi
Pioli Inzaghi

“Kemi bërë 20 ndeshje shumë të mira, 51 pikë, por duhet të vazhdojmë kështu. Ka shumë skuadra të forta që dëshirojnë të fitojnë titullin, ashtu si Inter, pra do të jetë një betejë e fortë deri në fund me Juven edhe me Milan”, u shpreh Inzaghi.

()

Arena e Lajmit

Beteja për titull në Serie A, Inzaghi fton edhe Milan: Nuk është një garë dyshe

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook