Roli i ndërkombëtarëve për Reformën Zgjedhore, vijojnë reagimet. PD: Basha foli për bashkëpunim 

Vijojnë reagimet për rolin e ndërkombëtarëve në Reformën Zgjedhore, pas deklaratës së Lulzim Bashës se falë bashkëpunimin e tyre është arritur dakordësia mes PS dhe PD për këtë reformë.

Menjëherë pas deklaratave të delegacionit të BE, ambasadës britanike dhe asaj të SHBA, reagoi kreu i PD Lulzim Basha i cili shprehu mirënjohjen për mbështetjen që partnerët strategjikë të Shqipërisë, SHBA, BE, Britania si edhe OSBE-ODIHR i japin procesit të reformës zgjedhore në Shqipëri. Sipas tij, falë kësaj mbështetje, pas një periudhe të gjatë heshtjeje, Komisioni për Reformën Zgjedhore pritet të nisë punën së shpejti.

Basha nuk bëri asnjë reagim për deklaratat e misioneve të huaja diplomatike në Shqipëri të cilat komentuan mbi deklaratat e tij, gjë që e bëri nëpërmjet zëdhënëses. Kjo e fundit duke iu referuar lajmeve në , News24 dhe gazeta “Panorama”, i cilëson ato aludime. Sipas zëdhënëses së Bashës, lajmet e dhëna janë keqinterpretime.

Ajo saktëson se  Lulzim Basha falënderoi për bashkëpunimin partnerët ndërkombëtarë për rinisjen e punës së Reformës Zgjedhore.

Arena e Lajmit

Roli i ndërkombëtarëve për Reformën Zgjedhore, vijojnë reagimet. PD: Basha foli për bashkëpunim 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook