Aksioni parlamentar/ “S’ka normalitet nëse opozitës nuk i njihet e drejta për ngritjen e Komisioneve”, deputeti Dogjani: Nuk kemi rrugë tjetër!

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për aksionin opozitar, kaosin e krijuar sot në Komisionin e Medias dhe vendimin e marrë nga opozita.

Ai u shpreh se nuk do ketë normalitet nëse opozitës nuk i jepet e drejta kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore.

Në lidhje me kaosin e krijuar sot në Komisionin e Medias, Dogjani tha se nuk e kishte menduar se do të shkonte në këtë mënyrë dhe se gjuha e përdorur ishte jo e denjë.

“Nuk e kisha menduar, paragjykuar që në komisionin e Medias ku drejtohet nga një deputete e PD-së të kishim këto probleme, tensione dhe duke përfunduar një gjuhë jo të denjë.

Kot mund të themi që është një mazhorancë, Parlament, jo! Drejton vetëm një njeri që është Edi Rama. Sigurisht që ne të detyruar për shkak se kemi bërë disa kërkesa të drejta, siç anë komisionet hetimore. Rrugën ligjore e ka në dorë Rama. Duke pritur një vendim të Kushtetueses, mbaroi sesioni Parlament e qytetarët largohen nga vendi për të siguruar bukën e gojës. Ne kemi marrë vendimin për të ngritur komisionet hetimore, ne s’kemi dëshirë të bllokojmë komisionet, por s’kemi rrugë tjetër. S’kemi ku të shkojmë. Unë shoh përditë se si largohen nga Shqipëria të rinj dhe të reja.

Sot të rinjtë janë injorantë, më vjen keq ta them, por përfundojnë një shkollë nuk e marrin arsimin cilësor. Një arsye pse ikin shqiptarët është se vidhen. E di që të rinjtë kanë frikë të ndërtojnë jetën e tyre e ndaj po ikin. Duke qenë në këto kushte ne kemi marrë vendim grupi, derisa kjo qeveri, mazhorancë…PD sot po kërkon një të drejtë Kushtetuese. Të drejtën për të ngritur një komision hetimor s’mund të ma ndalojë kush.

Kushtetuesja dhe Kushtetuta na ka dhënë të drejtë për ngritjen e komisioneve hetimore. Kjo qeveri drejtohet nga krimi, po sundon mafia, banditi. Të gjitha këto na kanë detyruar që të marrim vendim . S’ka normalitet nëse nuk na jepet e drejta kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore.”, u shpreh deputeti Dogjani.

()

Arena e Lajmit

Aksioni parlamentar/ “S’ka normalitet nëse opozitës nuk i njihet e drejta për ngritjen e Komisioneve”, deputeti Dogjani: Nuk kemi rrugë tjetër!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook