“Faktori shqiptar, rol në stabilitetin e vendit”, ministri Hasani vizitë në Maqedoninë e Veriut: Kryesimi i OSBE, detyrë sfiduese. Korridori i VIII…

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, ka vijuar sot turin rajonal në Maqedoninë e Veriut.

Në një konferencë të përbashkët me homologun Bujar Osmani, Hasani vlerëzoi takimin si konstruktiv.

“Bisedë e shkëlqyer dhe konstruktive. Kryesimi i OSBE në vitin 2023 nga RMV ishte padyshim një detyrë sfiduese. Performanca në OSBE dhe Kosovë, tregues i pjekurisë që ka arritur politika e jashtme e vendeve tona. Shqipëria dhe RMV, përkushtim të jashtëzakonshëm në rrugën drejt BE. Kemi arritur rezultate mbresëlënëse në reformat modernizuese e europianizuese. Përfunduam me sukses procesin e screening, në pritje të hapit të radhës
Korridori i 8, i cili nuk është më vetëm një projekt në letër, por pjesë e korridoreve Europiane. Është projekt strategjik i parashikuar si mekanizëm bashkëpunimi.
Faktori shqiptar në RMV, ka luajtur rol të qenësishëm në ruajtjen e stabilitetit të vendit.
Një kryeministër shqiptar, tregues simboli i progresit, për të cilin duhet të shpreh admirimin për qytetarët”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Faktori shqiptar, rol në stabilitetin e vendit”, ministri Hasani vizitë në Maqedoninë e Veriut: Kryesimi i OSBE, detyrë sfiduese. Korridori i VIII…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook