Fitorja e pastër 3-0 kundër Sassuolo-s ngroh trajnerin Allegri, por në çdo rast kur pyetet në lidhje me garën për titull, trajneri i “Zonjës së Vjetër” qëndron me këmbë në tokë:
“Nuk ishte një fitore e lehtë, edhe sot Sassuolo na vendosi në vështirësi duke detyruar Szczesny të bënte dy ndërhyrje të bukura. Kemi 49 pikë dhe tani mendojmë vetëm për Lecce, duke punuar dhe duke qëndruar në heshtje. Vlahovic? Po rritet. Kundër Frosinones luajti keq për 30 minuta pasi dëshironte të shkatërronte çdo gjë. Kundër Sassuolos luajti në një tjetër mënyrë, ishte më i qartë”, u shpreh Allegri duke bërë në fund një koment epik në lidhje me garën për titull:
“Ne nuk po mendojmë për derbin e Italisë, por mendojmë vetëm për Lecce, duhet të mendojmë vetëm ndeshje pas ndeshje. Kjo gara për titull është pak a shumë si të luash hajduti dhe polici, hajduti që ja mbath dhe polici që e ndjek”, u shpreh Allegri.