Pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë. Kjo shprehje i përshtatet edhe Daniele De Rossit, i cili u emëruar trajner i Romës pas shkarkimit të Mourinhos. Dhe kjo grua e fortë është Sarah Felberbaum, e cila është në një lidhje prej më shumë se 12 vitesh, e martuar që nga viti 2015 me ikonën e klubit verdhekuq.
Felberbaum ka lindur në Londër më 20 mars 1980. Ajo është një aktore, modele dhe prezantuese televizive italiane me origjinë britanike. Çifti kishte dy fëmijë, Olivia Rose, e lindur 1 vit para martesës dhe Noah, e lindur pas martese.
Ajo u takua me De Rossin në një restorant në Romë. Ajo nuk e dinte se kush ishte ai pasi nuk e ndiqte futbollin, ndërsa ish-mesfushori e kishte njohur aktoren. Në fillimet e lidhjes së tyre ka qenë De Rossi që e ka ndihmuar partneren e tij, pasi ajo ishte në depresion.
“Kur e takova për herë të parë, thashë: “Unë me një futbollist, jo kurrë. Megjithatë, pas më shumë se 10 vitesh ja ku jemi, Daniele është dashuria e jetës sime. Ai është solid, i përqendruar. Në fund e kuptova çfarë do të thotë të jesh e lumtur” – shprehet Felberbaum.
()