Përplasja në Komisionin e Medias, Këlliçi: Açka e vuri veten në atë pozitë. Nuk jemi në një situatë reale

Duke komentuar atë që ndodhi sot në komisionin e medias, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në “Open” në News 24, tha se mbledhja nuk mund të vazhdonte sikur jemi në një situatë normale parlamentare.

“Mbajtjen e mbledhjes së komisioneve fizikisht nuk e kanë bërë as socialistët. Ajo që ka ndodhur sot është diçka krejt normale. Siç ka ndodhur në 4 muajt e fundit, edhe ditën e sotme, deputetët e Partisë Demokratike, kanë vijuar aksionin politik. Atë pamje nuk do të dëshironte ta shihte askush. Aksioni politik i PD-së është një aksion i paralajmëruar prej muajsh. Nuk ka ndonjë akt fizik aty.

Këtu ka pasur një vendim politik për të pamundësuar një jetë normale të Parlamentit. Opozitës po i pamundësohen funksionet e saj kushtetuese dhe kryetari i opozitës ndodhet i arrestuar pa asnjë akuzë. Në momentin kur i pamundëson një shumice prej gjysmë milionë shqiptarësh përfaqësimi në Parlament. Nuk jemi në një situatë normale. Zonja Açka ndodhi në atë pozitë pasi e ka vetë veten aty”, tha Këlliçi.

Arena e Lajmit

Përplasja në Komisionin e Medias, Këlliçi: Açka e vuri veten në atë pozitë. Nuk jemi në një situatë reale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook