Kryetarja e misionit të OSBE në Shqipëri Clarisse Pasztory ka zhvilluar një takim me deputetët e opozitës Gazment Bardhi, Fatmir Mediu, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.
Ajo ka bërë me dije se takimi është zhvilluar në kuadër të diskutimit të Reformës Zgjedhore dhe zbatimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR në lidhje me të.
Pasztory theksoi se OSBE është gati të asistojë në procesin e reformës për ta bërë këtë të fundit sa më gjithëpërfshirëse.
“Pata një takim të zgjeruar me deputetët e opozitës Gazment Bardhi, Fatmir Mediu ,Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili për të diskutuar reformën zgjedhore & zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.
OSBE është gati të asistojë një proces reforme në kohë & gjithëpërfshirës”, thuhet në postimin e saj në X.
Had an extensive meeting with opposition MPs @GazmentBardhi, @fatmirmediu, @OerdBylykbashi and Petrit Vasili to discuss #ElectoralReform and the implementation of @osce_odihr recommendations. @OSCEinAlbania is ready to assist a #timely and #inclusive reform process.
— Clarisse Pasztory (@OSCEambAL) January 17, 2024