Një nga çështjet më të rëndësishme në shtëpinë e Napolit është rinovimi i Matteo Politano. Sulmuesi ka kontratë me kampionët e Italisë deri në vitin 2025, por interesimi i disa skuadrave ka vënë në lëvizje napoletanët.
Agjenti i lojtarit, Mario Giuffredi në një intervistë të dhënë ka deklaruar se vazhdimi i bashkëpunimit do të diskutohet vetëm pas Superkupës së Italisë.
“Unë e mohoj që Politano ka arritur marrëveshje për rinovimin me Napolin. Po flasim edhe me Al Shabab, çdo vendim për të ardhmen e Matteo Politanos është shtyrë. Për këtë do të flasim pas Superkupës në të cilën luan edhe Napoli” – Tha agjenti.
(J.S/)