Zyrtare/ Kontratë për dy sezone e gjysmë, Egnatia përforcohet në mbrojtje

Egnatia ka bërë një afrim në merkato. Klubi nga Rrogozhina ka zyrtarizuar mbrojtësin Rezart Rama, me këtë të fundit që ka nënshkruar një kontratë për 2 sezone e gjysmë. “Welcome Rezart Rama. Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë për 2 sezone e gjysmë me mbrojtësin 23-vjeçar Rezart Rama.

Mbrojtësi vjen tek klubi ynë pas aventurës në Canada tek Forge FC, Rama ka qenë dhe e kombëtares U-20 në disa ndeshje”, – shkruan Egnatia. Rezart Rama është aktivizuar në Canadian Premier League, ku ka veshur fanellën e Forge për 50 ndeshje.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

Zyrtare/ Kontratë për dy sezone e gjysmë, Egnatia përforcohet në mbrojtje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook