Debat në “Open”/ Hila: Po dramatizon situatën, Berisha i bënte rreshtore gjyqësorit. Lubonja: Rama ka një projekt, s’do rotacion!

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Open” në News24 ka komentuar situatën rreth miratimit të ligjit për Komisionet Hetimore nga Presidenti i Republikës, duke thënë se sot nuk ka më rotacion dhe ka vetëm një “parti-shtet”.

Nga ana tjetër analisti Dritan Hila u shpreh se Lubonja kërkon të dramatizojë situatën, ndërsa sipas tij kjo e fundit është e njëjtë me qeverisjen e mëparshme.

Sipas tij Berisha “i bënte rreshtore gjyqësorit”, ndërsa kryeministri i sotëm nuk e bën.

Lubonja u shpreh më tej se nëse do të ishte situata e njëjtë, Rama nuk do të kërkonte ndryshimin e ligjeve, gjë që sipas tij ndodh pasi kryeministri ka një projekt që të mos ketë më rotacion.

Pjesë nga debati:

Hila: Ti do ta dramatizosh situatën, por jemi para një situate sic ka qenë. Ai Presidenti dhe Kryeministri që ti mbron i ka bërë copë kur ishte. Jemi duke folur për një mazhorancë aktuale dhe një nga ballkoni që do të vijë në pushtet.

Lubonja: Më duket se e bëra të qartë, zgjatime ishin, por jo në këtë masë. Ka pasur rotacion Shqipëria në atë kohë. Edhe Bamir Topi e vuri Berisha bashkë me ca të Nanos ama, dhe u prish me të në ngjarjen e 21 janarit. Presidenti kishte më shumë kundërshti me mazhorancat. Tani ndryshimi cilësor është që kemi një parti-shtet. Nuk ka më rotacion apo drejtësi të jetë e 2-3 palëve.

Hila: Kur ka ikur Sali Berisha opozita kishte vetëm Avokatin e Popullit që shikonte të merrte ndonjë tender.

Lubonja: Sot nuk ka më as opozitë, janë shkatërruar të gjitha.

Hila: Berisha i bënte rreshtore gjyqësorit, ky nuk i bën sot.

Lubonja: Po të ishte si thua ti, pse i ndryshon ligjet ky, pse nuk i lë? Ky ka një projekt, që të mos jetë sic ka qenë, pra sic ka pasur rotacion. Tani nuk duhet të ketë më.

Arena e Lajmit

Debat në “Open”/ Hila: Po dramatizon situatën, Berisha i bënte rreshtore gjyqësorit. Lubonja: Rama ka një projekt, s’do rotacion!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook