Skandali me Kyle Walker ka pushtuar mediat angleze. Për të trazuar mbrojtësin anglez, por dhe opinionin në ishull ka menduar modelja Lauryn Goodman, e cila në një intervistë për The Sun, zbuloi se Walker prej tre vitesh e kishte ndarë jetën e tij mes dy familjeve, njëra me Annie Kilner bashkëshortja e tij me të cilën ka tre fëmijë dhe është në pritje të fëmijës së katër dhe familja tjetër me modelen Goodman me të cilën ka një vajzë:
“I para thënë Kyle që duhet t’i tregonte gjithçka Annie. Duhet t’i tregonte se ai është babai i vajzës tonë. Doja që në 2024 të ishim të lirë, por Kyle nuk e kishte guxim. Në ditë, gjatë ndeshjes Man.City-Everton, në Boxing Day, mora në telefon bashkëshorten e Walker dhe i rrëfeva gjithçka. Ajo vazhdonte të më kërkonte prova dhe unë u tregova testin e ADN. Nuk doja që ata të ndaheshin, por ishte në të mirën e të gjithëve që kjo çështje të dilte në dritë”, u shpreh ndër të tjera Lauryen Goodman.
Pas 12 vitesh bashkëjetesë dhe me fëmijën e katërt në pritje, Annie Kilner i kërkoi divorc të menjëhershëm futbollit të Man.City, Kyle Walker.
()