INTERVISTA/ “I lumtur për golat dhe për skuadrën”, Balaj optimist: Të kthejmë titullin në Shkodër, kombëtarja premton (VIDEO)

Bekim Balaj po zhvillon një sezon pozitiv te Vllaznia, ku në 19 ndeshje ka realizuar 11 gola. Sulmuesi shkodran ka dhënë një intervistë për News 24, ku ka folur për aspektin personal, objektivat, por edhe për Kombëtaren. Balaj u shpreh se skuadra e drejtuar nga Qatip Osmani do synojë më të mirën këtë sezon, pasi kontingjenti është mjaft i pasur me elementë që mund të bëjnë diferencën.

 

 

Bekim, 11 gola në 19 javë, me çfarë do e vlerësoje paraqitjen tënde këtë sezon, sa i kënaqur je?

Jam i kënaqur për golat e shënuar, por më shumë i lumtur pasi janë përkthyer në pikë për skuadrën.

 Ishit në podiumin e lojtarit më të mirë të sezonit të shkuar, këtë vit kë shihni si rival për “Topin e Artë”, se për “Këpucën e Artë” nuk duket se keni rival…

Nuk e kam fokusin aty. Kam objektiva të tjera, më të  rëndësishme. Shpresoj që golat e mi të jenë në shërbim të skuadrës.

Ka Balaj një objektiv personal këtë sezon, është dhe viti i Evropinat…

Objektivi personal? Fokusi te Vllaznia dhe pse jo, të mos kthejmë titullin në Shkodër.

Ke shkruar me germa të arta emrin tuaj në historinë e futbollit shqiptar, në ekipin përfaqësues, keni një mesazh për Sylvinho-n?

I uroj shumë suksese. Mendoj që të njëjtën ecuri do të kenë edhe në Europian.

 A mund të bëjë ky ekip, Kombëtarja, më mirë se sa në “Euro2016”?

Mundësitë janë. Grupi duket i vështirë, por me ato paraqitje, besoj se u japin shpresë të gjithë shqiptarëve.

Çfarë synon Vllaznia këtë sezon, a keni një objektiv konkret?

Fillimisht, objektiv është katërshja e parë. Na mundëson mini-finalen në fund të sezonit. Kemi ende rrugë, këto fitore na japin shpresë dhe na kthyer optimizmin.

Katër fitore radhazi, çfarë  ka ndryshuar këtë periudhë?

Këto fitore kanë rritur besimin në skuadër. Është herët për të folur. Shpresoj që të vazhdojmë me këtë ritëm.

Janë larguar një numër lojtarësh, prisni të vijnë të tjerë?

Merkato është e kujdesshme deri tani. Lojtarët cilësorë janë të mirëpritur këtu te ne.

(J.S/)

 

Arena e Lajmit

INTERVISTA/ “I lumtur për golat dhe për skuadrën”, Balaj optimist: Të kthejmë titullin në Shkodër, kombëtarja premton (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook