Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Oseckë në rrethin e Kolonjës.
Sipas informacioneve nga policia një shtetas është gjetur i djegur në kasollen e bagëtive.
Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur aksidentalisht të paktën nga dëshmia e parë e të afërmve që kanë lajmëruar policinë 40 vjecari(coban)kishte ndezur gjatë natës një zjarr për tu ngrohur.
Flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke i shkaktuar vdekjen këtij shtetasi ndërkohë që policia do të zbardhë më tej ngjarjen.