Mbahet sot në Gjykatën Kushtetuese seanca për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Ditën e sotme, ashtu siç edhe ishte parashikuar, do të shqyrtohet kërkesa e depozituar nga grupi i Gazment Bardhit dhe i Berishës.
Ishin pikërisht 30 deputetë nga opozita ata që kërkuan që marrëveshja në fjalë, që i hapte rrugë ngritjes së dy kampeve në Shëngjin dhe në Gjadër, që të shpallet e pavlefshme.
Deputetët kërkuan që seanca në Gjykatë të ishte e hapur për publikun, por ajo do të bëhet me dyer të mbyllura për mediat. Sakaq, seanca pritet të nisë në orën 10:00.
()