Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me drejtuesit e policisë vendore në Elbasan ditën e sotme.
Në analizën vjetore të policisë, Balla e cilësoi vitin e kaluar si një vit pozitiv sa i takon qarkut të Elbasanit.
Sa i përket krimeve kibernetike, Balla tha se tashmë Shqipëria ka një strukturë edhe për këtë çështje, ndërsa lidhur me ndryshimet e drejtuesve vendore, ai shtoi se kjo mbetet në varësi të performancës së tyre.