“Ndal shitblerjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore nga dyshja rilindëse Rama-Basha”, Vasili: Opozita, e vendosur në betejën e saj politike

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka komentuar Reformën Zgjedhore.

Ai shprehet se shitblerja e votës nga kreu i qeverisë Edi Rama u bë një pandemi në zgjedhjet e 21 prillit të 2021 dhe 14 majit 2023. Më tej nënkryetari i PL-së thotë se shitblerja po kërkon të blejë me çdo kusht Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Po ashtu Petrit Vasili shprehet se ‘kryeministri Edi Rama kërkon me çdo kusht që të bëjë një farsë në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe në fund të votojë atë Reformë, qe i jep atij avantazhet që do, pra i jep atij zgjedhjet në tavoline pa filluar ende gara’.

Postimi i plotë:

Ndal shitblerjes se Komisionit te Reformes Zgjedhore nga dyshja rilindase Rama-Basha!
Shitblerja e votes nga Rama u be nje pandemi ne zgjedhjet e 21 prillit te 2021 dhe 14 majit 2023.
Kjo shitblerje po kerkon te bleje me çdo kusht Komisionin e Reformes Zgjedhore.

Edi Rama as qe mund te imagjinoje dot kurre rregulla te barabarta per te gjithe partite, qe konkurojne ne zgjedhje.
Ndaj kerkon me cdo kusht qe te beje nje farse ne Komisionin e Reformes Zgjedhore dhe ne fund te votoje ate Reformë, qe i jep atij avantazhet qe do, pra i jep atij zgjedhjet ne tavoline pa filluar ende gara.
Rama po kerkon te imponoje shitblerjen e Komisionit ne ortakeri te plote me fake opoziten.
Dyshja Gjiknuri Alibeaj eshte nje shitblerje e hapur, totalisht e paligjshme dhe korruptive.

Shumica derrmuese e deputeteve te opozites ne respekt absolut te Kushtetutes dhe Rregullores se Kuvendit kane kerkuar ndryshimin e perberjes Komisionit dhe propozimin e Bylykbashit si bashkedrejtues te tij.
Edhe qytetari me i fundit e kupton me se miri se opozita i cakton vete perfaqesuesit e saj dhe nuk mund tja percaktoje kurre maxhoranca.
Bashkedrejtimi dhe e drejta e vetos kunder ndryshimeve te njeanshme jane garanci bazike per opoziten perballe nje maxhorance mafioze, qe ka grabitur e shkaterruar zgjedhjet dhe institucionin e votes se lire.

Ndaj shumicës absolute te deputeteve te opozitës, qe kerkojne ndryshimin e perberjes se Komisionit nuk mund tju imponohet kurrsesi pranimi i një pakice fake opozitare te blere ne drejtimin e Komisionit.
Dyshja Gjiknuri dhe Alibeaj, si produkt i shitblerjes se Rames, e bllokoi Reformen zgjedhore per plot dy vjet duke permbushur urdherat e Edi Rames.

Kete dyshe ilegjitime, te shitblere dhe jo perfaqesuese Rama po kerkon t’ja imponoje me dhune shumices absolute te deputeteve te opozites.
Shitblerja e votes eshte ulur kembekryq ne sallen e Parlamentit si pazar e produkt neveritshem i shitblerjes Rama- Basha si pjese te pandara te se njejtes maxhorance mafioze rilindase.

Shitblerja e votes eshte mekanizmi mafioz qe ka shkaterruar parlamentin demokracine dhe pluralizmin.
Mendoni pak se si nje Komision Reforme i shitblerë do te bëka reforma kunder shitblerjes se votes.
Ndaj opozita e vertete eshte e vendosur ne betejen e saj politike me jetike per shpetimin e demokracise dhe pluralizmit, qe realizohen vetem permed votes se lire e te ndershme dhe kurren e kurres permes shitblerjes mafioze te votes.

Vendosja me çdo mjet e legjitimitetit te Komisionit te Reformes Zgjedhore dhe asgjesimit te shitblerjes se tij eshte detyre e opozites se vertete ne emer te shqiptareve te ndershem, qe nuk pranojne kurre t’ju rrembehet vota liria dhe dinjiteti dhe qe refuzojne me te gjithe forcen qe mafioziteti i shitblerjes te ulet kembekryq ne cdo element te jetes qe qytetareve, institucioneve dhe te ekzistences se vete shtetit.

Arena e Lajmit

“Ndal shitblerjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore nga dyshja rilindëse Rama-Basha”, Vasili: Opozita, e vendosur në betejën e saj politike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook