Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bavari në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU).
Në një postimi në Facebook, Rama shkruan se ndodhet atje më ftesë të homologut të tij bavarez, Markus Söder për të adresuar lidershipin e Unionit mbi sfidat europiane.
“Kloster Banz, Bavari – Në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU) me ftesë të kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder, për të adresuar lidershipin e Unionit, mbi sfidat europiane, Shqipërinë si një shembull suksesi në rajonin tonë dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë, e me Bavarinë posaçërisht, përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar e kulturor”, shkruan Rama.
Më tej, ai thotë se deri pak vite më parë do të ishte e paimagjinueshme që falë rezultateve të një imazhi krejt të ri në Evropë, Shqipëria të kishte një vend nderi në këtë forum strategjik të politikës gjermane. “Deri vetëm pak vite më parë, do të ishte e paimagjinueshme, që falë rezultateve e një imazhi krejt të ri në Europë, Shqipëria të kishte një vend nderi si e ftuar në këtë forum strategjik të politikës gjermane, e për më tepër që qeveria shqiptare të mos kishte më asnjë barrierë ndërveprimi me forcat politike në Gjermani, pavarësisht ngjyrës politike”, tha Rama.